Aktivitete Ujore

×

Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in FieldCollectionItemEntity->fetchHostDetails() (line 313 of /home/visitkraja/public_html/sites/all/modules/field_collection/field_collection.entity.inc).

AKTIVITETE UJORE

Fakti që Kraja ndodhet në breg të Liqenit të Shkodrës të ofron shumë mundësi për aktivitete të ndryshme ujore. 

Shetitje me barkë

Shetitja me barkë në Liqenin e Shkodrës na mundëson që të shijojmë bukuritë përrallore të liqenit, brigjet e saj kënetore të mbuluara me kallamishte, zambak të ujit, likua dhe kacrua si dhe numrin e shumtë të ishujve(goricave). Explorimi i shumë plazheve të izoluare dhe noti në liqen janë pjesë e ketij udhëtimi. Shetitja bëhet nga staf profesionist. Barka në shumicën e rasteve niset nga brigjet e fshatit Skje. Për më shum kontaktoni ne TEL: 382 69513763

Peshkim sportivo-rekreativ

Peshkimi është një atraksion i vërtetë për të gjithë të apasionuarit mbas gjuetisë së peshkut të cilët duan ta provojnë fatin për të gjuajtur disa nga shumë llojët e peshkut që gjendën në Liqenin e Shkodrës.
Për të peshkuar në Liqenin e Shkodrës nevojitet leja për peshkim( ditore ose vjetore), e cila mund të blihet në ambientet e parkut nacional në Vranin ( Podgoricë) në qendrat për vizitorë.
Në periudhen nga 15.03-01.06 peshkimi është i ndaluar.

Kayaking

Lundrimi me kayak poashtu është një mënyrë e shkelqyer për të zbuluar brigjet e Liqenit të Shkodrës me ritme të ngadalta. Këtë mund ta beni si një udhëtim ditorë, ose një aventure shumë ditore.
Kayaking është një menyrë fantastike për të kaluar pushimet tuaja këtu në Krajë: ndalimi për not dhe zhytje në ujin e kristaltë që posedon Liqeni i Shkodres, leximi i librit tuaj te preferuar në plazhet e izoluara ose peshkimi dhe bisedat me miqt tuaj nën rrezet e diellit, duke zbuluar çdo sekret të fshehur të liqenit, është një aventurë që nuk duhet ta leni pa e provuar.

HIKING BJESHKATARIA

Bjeshkataria është aktiviteti i cili praktikohet në masë të madhe nga popullata lokale por edhe nga vizitorët e shumtë që e vizitojnë Krajën. Kraja ofron shtigje për ecje malore të cilat janë mjaft atraktive dhe aventuriere për të gjithë adhuruesit e bjeshkatarisë dhe kohës së lirë. Shtigjet të cilat janë të shënuara janë të parapara me qëllim që të ofrojnë aventura të ndryshme gjatë ecjes, të cilat kalojnë përmes bukurive të rralla të natyrës, egërsisë së florës e deri tek lidhja e tyre me kulturën e traditën e vjetër të banorëve të Krajës.
Në qoftë se jeni te apasionuar pas majave te larta, ju nuk duhet te lini pa vizituar majën e Rumisë. Shtigjet për në majën e Rumisë janë të shenjuara.

Përveç Rumisë në Krajë ka edhe distinacione të tjera për ngjitje si ç’janë:
Mali i Gjanë,
Rugëtimi Ostros - Millë,
Shpella e Ujit (Kroni Plak),
Kroni i Lugjeve dhe Shpella e Borës,
Ecje rrugës së vjetër Krajë - Tivar,
Maja e Livrashnikut,
Shestani Nalt - Ublat e Selitës,
Çukuler, etj
.

Megjithatë këshillohet që bjeshkatarët të jenë të udhëzuar dhe të pajisur me mjete perkatëse për bjeshkatari, pasi Kraja nuk disponon dyqane ku mund të pajiseni me mjete për ecje të tilla.
Infrastruktura në shërbim të këtyre sporteve është modeste. Duke qenë se mungojnë strehime të përhershme në lartësi të maleve, grupet që duan të ngjisin disa nga majat për rreth, ngjitja dhe zbritja e të cilave nuk mund të kryhet brenda ditës, duhet të parashikoni fjetjen në lartësi në çadra përkatëse. Gjithsesi, një gjë është e sigurtë: mundësitë e shumta që ofrohen duhet të shfrytëzohen në bazë të kapaciteteve të secilit!

ÇIKLIZMI MALOR

Për të gjithë të apasionuarit mbas çiklizmit qoftë ai malor apo rural, Kraja mund të jetë një zgjedhje e duhur. Turët me biçikleta në Krajë ju çojnë brenda rrugëve panoramike, pyjeve të dendura, fshatrave plot gjallëri, brigjeve piktoreske të Liqenit të Shkodres e shum sekreteve të fshehura nga vetë natyra, të cilat vetëm po ti vizitoni vetë do të arrini ti zbuloni.
Gjatë turit me biçikleta do të zbuloni të gjithë zonat e Krajës në të cilën bëjnë pjesë ekosisteme me bukuri të rralla natyrore. Peisazhi malor i mrekullueshem me floren e larmishme te zhvilluar dhe pamjet mahnitëse të Liqenit të Shkodrës nga ana tjetër.
Koha më e përshtatshme për ture me biçikleta është nga muaji Maj deri në muajin Tetor. Në ditët e bukura të pranverës ti mund të eksplorosh natyrën që fillon të zgjohet nga dimri i gjatë dhe të shijosh ngjyra të bukura që vetëm pranvera mund ti dhurojë.  Gjatë verës fshatrat e Krajës janë plot jetë. Stina e vjeshtës  në Krajë na ofron ngjyra mahnitëse kur gjethet e pemëve nga ngjyra e gjelbërta kalojnë në nuanca të ndryshme dhe pastaj ju thonë lamtumirë degëve të tyre, duke i lënë të perballën me dimrin e gjatë.
Ky është çiklizmi në Krajë. Mos e humbisni!

KAMPING

Informacioni mbi kete kategori do te jete gati se shpejti