Xhamiat

×

Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in FieldCollectionItemEntity->fetchHostDetails() (line 313 of /home/visitkraja/public_html/sites/all/modules/field_collection/field_collection.entity.inc).

Xhamiat

Xhamia e parë në Krajë konsiderohet se është Xhamia e Qyrjanit e ndërtuar më 1602. Sipas teologut Agoviq, xhamia e parë në Krajë është ndërtuar në Muriq Naltë. Mirëpo duke u bazaur në faktet historike se Islamizmi në Krajë së pari depertoi nga Shkodra, si rrjedhim logjik del se Xhamia e Qyrjanit duhet të jetë ndonjë vit më e vjetër se e Muriqit Naltë.
Xhami në Krajë ka në: Skje, Arbnesh, Ostross të Madh, Ostros të Vogël (Xhamia e re), Qyrjan, Runj, Bobosht, Kështenjë, Ftjan , Muriq Nalt, Muriq Poshtë dhe në Bes.
Xhamia e Qyrjanit së bashku me të gjitha xhamiat e tjera të Krajës përveç që shërbejnë si objekte kulti, ato lehtësisht mund të konsiderohen monumente historike të cilat bartin me vetë historinë e pushtimit osman në këto anë.