
Ublat
Edhe pse Kraja është trevë që shtrihet përgjatë bregut të Liqenit të Shkodrës, ajo në brendi gjithandej është vend i thatë, pa ujë të gjallë. Me fjalë tjera pa burime natyrore të ujit. Për ta kompenzuar mungesën e tijë, kranjanët qysh në lashtësi janë detyruar të ndërtojnë ubla – puse, (fjala pus në Krajë ka domethënjën e një lugu të vogël në gurë apo shkëmb në të cilin mund të ketë vend për një sasi shumë të vogël uji, jo më shumë se 4-5 litra të cilët mbushën nga shiu). Lirisht mund të thuhet se Kraja ka qenë vend i ublave siç është edhe sot vend i saranxhave. Padyshim se më e njohura është Ubla e Krajës. Thuhet se ate e ndërtoi Gjon Vladimiri dhe Kosara. Kjo dhe është e vetmja ubël që ka burim të gjallë uji në thellësinë e sajë, kështu që gjat gjithë vitit në te ka ujë të bollshëm.
Ubla tjera në trevën e Krajës pothuaj ka në secilin fshat dhe ate: në Skje, Kështenjë, Dragovoj, Ftjan, Qyrjan, Mana të Bardhë, Rushkubo, Smerdec, Pesë ublat në Gërdej (Arbnesh), Jenallokfa, Llakficë, Sjerç Tri lerat, Ublat e poshtme dhe në shumë lokalitete tjera si dhe nëpër malet e Krajës, atje ku ka patur dhe ka edhe sot e gjithëditën kullota të bollëshme. Në malet e Krajës barinjtë kranjanë nder shekuj kanë kaluar verërat në kasollat e tyre me grigjat e bagëtive, të imta dhe të trasha. Paitjen e bagëtive e kanë bërë pikërisht në këto ubla.

Ubla e Krajës
Por padyshim , ubla më e njohur në Krajë është Ubla e Krajës. Ky burim jete s’do mend se është i njohur jo vetëm në Krajë por edhe më gjërë për vetë faktin se është një monument i lashtë historik për Krajën dhe popullin e saj. Ubla e Krajës paraqet dëshmi historike të pamohueshme se këtu jeta nuk është zhvilluar nën nivelin e qytetërimit të kohës , përkundrazi edhe përkundër vështirësive të ndryshme në shekuj këtu gjithmonë jeta është jetuar si edhe në tërë nënqiellin e Rumisë dhe të bazenit të Liqenit të Shkodrës. Atë thuhet se e ndërtuan Shën Gjon Vladimiri dhe Kosara (legjenda e dashurisë së Gjon Vladimirit me Kosarën) , në fshatin Krajë , tash Ostros.
Ajo është e thellë pesëmbëdhjetë metra. Diametri i grykës së ublës është i gjatë një metër e gjysëm. Lartësia e cilindrit të grykës nga toka është i lartë nëntëdhjetë centimetra. Në maje të cilindrit të grykës së ublës , në anën e brendshme të tij , është një rreth i metaltë i vjetër sa edhe vetë ubla , ku vërehet lashtësia e tij dhe e ublës nga lugimet e shumta që ka bërë litari gjatë shekujve , duke nxjerrë ujë nga ubla. Përreth grykës së ublës , në formë të një rrethi , është e shtruar me kalldrëm një sipërfaqe qarkore me diametër të gjatë rreth shtatë metra. Dikur ky kalldrëm ka qenë i punuar me gurë dhe me harasan – material ky ndërtimor i cili përfitohej nga përzierja e të bardhit të vesë dhe tjegullës së shtypur e të pluhosur. Edhe brendia e ublës – muret e saj , janë të lyer me këtë material ndërtimor të kohës. Me interes është e dhëna se këtu ujë mbushnin vetëm gratë dhe vajzat. Bile ato kur shkonin në ubël edhe visheshin më bukur se zakonisht dhe stoliseshin si më mirë.

Ublat e Bolajve
Si grup ublash më të dëgjuarat në këto anë padyshim se janë Ublat e Bolajve (Balajve) të cilat gjendën në një lokalitet në Ostros të Madh, saktësisht në Bolaj, në fundmalin pranë rrugës së dikurshme kallëdrëme shumë të njohur që të shpiente përmes Malit të Smerdecit për në Midhë, atje ku me shekuj pjesa më e medhe e kranjanëve ka qenë e detyruar të shkonin atje për të bluar drithërat në mullinjtë e Midhës. Përndryshe janë këtu dymdhjetë ubla në një vend. Shtrihen në një lëndinë piktoreske rrethuar më trungje gështenjash mijëvjeçare. Edhe sot këto rezervuare të lashta uji, popullata e këtushme ende i shfutëzon për furnizim me ujë. Secili lokalitet i këtij fshati-Ostrosi ka patur ublen e vet. Thellësia e tyre arrinë edhe deri në dhjetë metra. Janë të ndërtuara me murë të thatë pa meterial tjetër ndërtimor. Përbërja e tokës, ku janë ndërtuar ublat është prej dheut të kuq i cili e mban ujin-tokë deltinore. Murët që janë ndërtuar në brendi të ublave luajn rolin e një mbrojtësi të sigurtë të shëmbjes së dheut anësorë e në të njejtën kohë janë edhe filtrues i mirë i ujit.
Ineresante është edhe arqitektura e ndërtimit të grykës dhe qemerit (pllaka nga guri- kallëdrëm i ngritur mbi gopimet) të ublave. Edhe ai,qemeri është i ndërtuar si edhe murinjët e brendëshme pa material tjetër ndërtimor.

Ublat e Liares
12 Ublat (puset) e Ljares të cilat askush nuk di saktë të tregojë se sa të vjetër janë pasi i kalojnë 700 vjetët, janë edhe sot e kësaj dite funksionale, të sistemuara në një diameter rreth 22 dylym tokë. Aty ku banorët e mençur të këtij fshati kanë gjetur damarët e burimeve nëntokësore dhe kanë furnizuar me ujë gjithë atë zonë. Njëra nga këto Ubla, u hap në fund të shekullit XII (në fund të viteve 1290) , në një shenjë falënderimi për mikpritjen që i bënë mbretëreshës Helenë në rrugëtimin e saj nëpër Krajë për në Tivar familja Junku nga Dobreci i Ljarës (nga moti i lig u detyrua të ndalet në Ljare. Përndryshe familjen Junku mbretëresha e fisnikëroi me titullin e lartë kont).