Travel Info

×

Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in FieldCollectionItemEntity->fetchHostDetails() (line 313 of /home/visitkraja/public_html/sites/all/modules/field_collection/field_collection.entity.inc).

Getting around In Kraja

Jeni te lodhur nga zhurma e qytetit dhe po kerkoni nje vend per te pushuar nje jave larg monotonise se perditshme? Po kerkoni nje vend te qete, mirkpritje, natyre te virgjer…? Nuk jeni te vendosur nese doni pushime pran ujit apo ne mal? Ateher vizitoni Krajen. Ky vend ju ofron gjithcka: Qe nga plazhet e Liqenit te Shkodres deri tek malet plot pyje. Dhe te gjitha keto ne vetem  143.8 km2 hapsire. Mendojeni vete sa afer njera tjeters jane keto eksperienca.  Kraja eshte nje vend relativisht i vogel, ku distance nga njeri cep ne tjetrin nuk i kalon 30 minuta me makine.

Brenda Krajes mund te udhetoni me cfardo lloj mjeti, duke filluar nga kamioncinat me kamping, me te cilat ju mund te ndaloni dhe te pushoni ose te qendroni me dite te tera, duke mos u shqetesuar nga asgje, perkundrazi do te ndjeheni si ne shtepine tuaj. Ne Kraje mund te levizni me cdo lloje mjeti, ndersa nese jeni ne kembe dhe po kerkoni nje taxi, keto nuk do mund ti gjeni pasi nuk jane formuar ende. Por levizja ne kembe ne Kraje eshte nje atraksion i vecant. Do ndjeni kenaqesin qe te ofron natyra e Krajes, do shijoni qetesin e liqenit, do habiteni me mikpritjen e banoreve vendas.Ne qofte se jeni te apasionuar pas kampingut, mund te ndaloni kudo qe te keni nevoj ne brendesi te Krajes, nuk do ju shqetesoj asnjeri. Kampingu ne te gjith teritorin eshte free, mjafton te ruani ambientin. Vizitoni kete vend dhe eshte e sigurt qe nuk do zhgenjeheni.

SI TË ARRINI NË KRAJË

Aeroportet

Aeroporti i Podgoricës ndodhet 58 km nga qendra e Krajës, ndërsa aeroporti i Tivatit 100 km.
Nga Podgorica: Pasi dilni ka rruga e aeroportit kthehuni majtas në drejtim të bregdetit të Malit te Zi (Tivarë, Ulqin, Budve etj.) Pas afërsisht 20 km, para do ju shfaqet një tabelë ku ju tregon se nëse deshironi të vizitonin Krajën (Ostros – i shënuar në tabelë) kthehuni majtas.   Sapo merrni kthesen do të gjendeni në Virpazar, një qendër tjetër historike në bregun e Liqenit të Shkodrës. Pasi ecni drejt për një kilometër përsëri do ndahen dy rrugë, dhe ju duhet të ktheheni majtas . Nga këtu vazhdoni vetëm drejt dhe shijoni bukurit mbreselenëse qe të ofron kjo rrugë. Rruga është 35 km deri në Krajë, por KUJDES: Parametrat e kësaj rruge nuk janë më të mirat. Por nqs se exni ngadal nuk do të keni asnjë problem. Nuk keni arsye ti kaloni 40 km/h, pasi udhëtimi juaj dë të jetë më i sigurt dhe do të shijoni bukurit përallore të Liqenit të Shkodrës.

Podgorica

Tivati

 

 

DRIVING IN KRAJA

Per shkak te natyres perrallore qe posedon Kraja dhe per shkak te sigurise tuaj ju sugjerojme qe te ngisni ngadal! Per trafik mos u shqetesoni se nuk do te ju ndodh asnjiher qe te kete.

Per shume njerez te vendeve te ndryshme te Europes, ngarjen e makines ne rruge pa trafik, e quajne nje lloje pushimi. Rruget ne Kraje jane pergjithesisht ne gjendje te mire dhe pothuajse te zbrazeta. E vetmja gje qe ju shoqeron eshte lindja e diellit dhe perendimi i tij. Per shkak te natyres perrallore qe posedon Kraja dhe per shkak te sigurise tuaj ju sugjerojme qe te ngisni ngadal! Per trafik mos u shqetesoni se nuk do te ju ndodh asnjiher qe te kete. Per sa kohe qe keni nje patente nderkombetare, ju mund te ngisni pa  ndonje problem ne Kraje.

Bllokimet e rrugeve jane te rralla

Ndonjeher mund te ju ndodhi qe rruget jane te bllokuara vetem per 2 ose 3 minuta nga qe kafshet shtepiake te fermerve vendas po kalojne rrugen. Kjo per ju besoj se nuk paraqet problem, ngaqe eshte nje kenaqesi me vete ti vezhgosh keto kafshe. Trafikun harrojeni, shijoni natyren.

Pamje perrallore pergjat rrugeve

Rruget ne Kraje jane pergjithesisht ne gjendje te mire, me nje qetesi te papershkrueshme dhe nje pamje perallore vetem qe ju ta shijoni. Rruget kalojne permes natyres se virgjer e shtepive karakterisike te Krajes, ndersa Liqeni i Shkodres do te ju shoqeroj gjate pjeses me te madh te rrugetimit. Atraksion i vecante eshte edhe rruga qe kalon permes pyllit te geshtanjave.

Dicka mbi shpejtesine e lejuar

Ne rruget e krajes pergjithesisht shpejtesia e lejuar eshte 40 km/h deri ne 50 km/h. Ne shikim te pare mund te ju duket shpejtesi e ulet, por nuk do te mendoni kshtu pasi ti shijoni bukurite perrallore qe jua ofrojne keto rruge. Gjate dimrit duhet te posedoni goma dimri. Rruget pergjithesisht nuk jane te ngrira.

Dritat ndezur

Nese dikush qe po ju afrohet me makine ,ju leshon dritat e gjata kjo nenkupton se diku ka ndodhur aksident ne rruge ose ju I keni dritat e fikura. Eshte nje kerkese ligjore qe dritat duhet ti keni te ndezura ne cfardo kohe: qofte ne dimer , vere, ne mes te dites, naten apo kurdohere. Ne Kraje fatkeqesisht nuk ka karburant , ku ju mund ta furnizoni makinen tuaj. Karburanti me i afert eshte 16 km larg krajes, keshtu qe kujdes!