Qendra e Sjerçit
Shum vite më parë Vani i Sjerçit ka qenë qendër administrative, ekonomike dhe tregtare e Krajës. Për në këtë lokalitet të shpie rruga lokale e asfaltuar përmes Qyrjanit. Edhe pse si qendër e mirëfillt u themelu ne vitin 1946, kjo nuk do të thot se para kësaj date nuk ka luajtur rolin e qendrës për Krajën. Përkundrazi, për shum vite Skjerçi ka qenë pika lidhëse e Krajës me qytetet e tjera permes komunikacionit ujore. Deri në vitin 1957 anija ndalej në brendësi të liqenit dhe furnizimi , bartja e pasagjerëve dhe transportimi i mallrave deri në Va të Sjerçit bëhej me lundra e sule , e prej ndërtimit të molës , që u bë pikërisht në këtë vit , anija ndalej dhe qendronte ne brendesi të Vanit të Sjerçit.
Gjurmët e së kaluarës së afërt këtu nuk janë fshirë. Këtu ndodhen gërmadhat e mullirit të zjarrit, shitoreve ,monopolit të duhanit, bazenët e grumbullimit të peshkut, krysisht gjumcës-caragës, moli i Sjerçit etj. Kjo qendër e Krajës ka funksionuar nga viti 1946 deri më 1964 , pra 18 vjet me radhë. Me ndërtimin e rrugës automobilstike që lidhte Krajën me Virpazarin, rëndësi e kësaj qendra u zvogëlua shum.
Qendra e Sjerçit sot për Krajën dhe kranjanët përfaqëson një qendër historikë e cila ruan në vetvete një pjesë të rëndësishme të historisë së kësaj zone.