Pylli i Geshtenjave

×

Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in FieldCollectionItemEntity->fetchHostDetails() (line 313 of /home/visitkraja/public_html/sites/all/modules/field_collection/field_collection.entity.inc).

Pylli i Geshtenjave

Rajoni i Krajës është i njohur për gështenjën që prodhohet në këto anë. Trungjet e gjera të gështenjave dëshmojnë që ato janë aty prej shekujsh. Ato janë të shpërndara thuajse në të gjithë rajonin e Krajës e deri në Shestan, por pjesa më e madhe ndodhën në rrugën regjionale Ostros – Gjuraç – Virpazar, duke përfshirë një hapsirë prej 3 km. Në dy anët e rrugës, teksa hyn në brendësi të Krajës, gështenjat e larta krijojnë një kurorë magjepëse dhe në vjeshtë me ngjyra të ndryshme ku mbizotëron e verdha, e kuqërremta dhe aty-këtu e gjelbra e bëjnë këtë zone mahnitëse. Shëtitjet në ajrin e pastër nën hijen e gështenjave janë një kurë e mirë antistresi. Druri i gështenjës është konsideruar si një pjesë e pazëvendësueshme e peizazhit, një e mirë publike që çmohen dhe mbrohen edhe për turizëm. Plantacione e krijuara dhe pyjet natyrore paraqesin një interes për vizitorët e pyjeve , pasi ofrojnë larmi të pejsazheve natyrore , si dhe një ajr të paster dhe të pasur me oksigjen.

BRISKU
Eshtë lokalitet i cili ndodhet në mes fshatit Ftjan dhe Ljare. E veçanta e Briskut është se këtu gjendet pylli i gështenjave mijëvjeçare. Gjatë vjeljes së frytit të kësaj bime të rrallë këtu krijohet bukuri e rrallë shumëngjyrëshe. Mendohet se në Brisk, saktësisht në Briskun e poshtëm ka lindur dhe ka sherbye Gjon Buzuku, autor i “Mesharit”.