Qytetet ne Afersi

Podgorica

Podgorica është kryeqyteti i Malit të Zi. Si vendbanim është krijuar në pjesën qendrore të luginës së lumit Moraça .Podgorica është udhëkryqi kryesor i rrugëve të Malit të Zi. Në kohen e RSFJ Podgorica është quajtur Titograd. Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2002 ka pasur 136.473 banorë.Podgorica shtrihet në udhëkryq të disa rrugëve të rëndësishme, pranë lumenjve Zeta, Moraça, Cijevna, Ribnica, dhe Sitnicë, në luginën e liqenit të Shkodrës dhe në afërsi të Detit Adriatik, në ultësira pjellore me klimë të favorshme. Vendbanimet më të hershme të njeriut kanë qenë që në parahistori. Nga ilirët (fiset Labeate dhe Dokleate) u popullua zona midis Zetës dhe Bjelopavlićit, rreth 3 kilometra në veriperëndim të Podgoricës së sotme. Në atë kohë popullsia e qytetit qe rreth 8,000-10,000 banorë dhe dallohej për kushte të mira dhe urbanizim të lartë.

62km

Podgorica