Plazhi i Muriqit

×

Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in FieldCollectionItemEntity->fetchHostDetails() (line 313 of /home/visitkraja/public_html/sites/all/modules/field_collection/field_collection.entity.inc).

Plazhi i Muriqit

Muriqi është një vend piktoresk i vendosur në brigjet e Liqenit të Shkodrës i cili ka një plazh të mrekullueshëm. Relievi i ulët kodrinor, prania e mjaft gjireve të vegjël shkëmbor, plazhi me zhavorr e gjelbërim, klima shumë e shëndetshme e ndikuar nga prania e liqenit dhe malit, e bëjnë Muriqin një plazh të pëlqyeshëm. Deri në plazh të shpie rruga lokale me një gjatësi 2 km, nga aski rajonal Ostros-Virpazar. Plazhi i Muriqit, duke qenë më pak i shfrytëzuar, ofron mjedise të virgjëra dhe të pëlqyeshme. Brigjet e tij me plazhe me rërë dhe ishuj të shumtë dhe pemë ulliri përfaqësojnë një prej vlerave mjedisore të Liqenit të Shkodrës. Pozita gjeografike e zonës turistike të Muriqit pranë shpatit të Rumisë dhe të Liqenit të Shkodrës ndikojnë në formimin e mikroklimave. Duke qënë buzë liqenit të Shkodrës përveç dritës direkte përfiton edhe nga reflektimi i thyerjes së dritës në sipërfaqen e ujit dhe asaj që thyhet nga shpatet e maleve.

Në zonën turistike të Muriqit jetojnë në harmoni shumë lloje bimësh, peshqish,shpendësh dhe kafshësh. Si rezultat i sasisë së madhe të shërbelës që gjendet në këtë zonë, Muriqi ka ajër të pastër e shumë kurativ që rekomandohet sidomos për fëmijët e vegjël azmatik dhe alergjik. Duke pasë parasysh pozitën gjeografike, ofertën e pasur natyrore e kulturore, veçantinë arkitekturore, jetën e thjeshtë si të një fshati, kjo zonë ka potenciale për zhvillimin e disa lloje turizmi si ai balnear, agro-turizmi, turizëm kurativ e ai i interesit të veçantë.