Miresevini

Miresevini

MIRËSEVINI NË PORTALIN E PROMOVIMIT TË TURIZMIT NË KRAJË DHE SHESTAN

Të gjithë turistëve dhe mysafirëve përmes këtij portali u ofrojmë zbulimin e Krajës dhe Shestanit. Aventura do t’ju bëjë të shijoni peisazhe mbresëlënëse, një natyrë të paprekur dhe zbulimin e traditave dhe zakoneve ende të ruajtura gjallë. Dashamirësit e maleve, liqenit dhe ushqimit bio nuk mund të mos vizitojnë këtë rajon, vend ideal për të bërë shëtitje në natyrë, trekking, xhiro me biçikleta malore në mes të një natyre të paprekur, të shijosh peisazhet që ofron shetitja nëpër Liqenin e Shkodrës, për të njohur njerëzit dhe kulturën e vendit dhe për të shijuar gatimet tradicionale vendase

Kraja dallohet për kontraste të mëdha të relievit, të cilat i japin asaj bukuri panoramike. Në këtë rajon mbizotëron gjelbërimi. Pyjet përbëhen nga dru ahu, geshtenja, halor dhe lis. Në livadhe e kullota rriten shumë lloje bimësh e lulesh. Diçka e veçantë e këtij rajoni është mundësia e gërshetimit të turizmit malor dhe ujor. Psh. Brenda ditës ke mundësi të bësh një ngjitje në mal, dhe pastaj të zbresësh në plazhin e Muriqit dhe të besh not në Liqenin e Shkodrës.

Fshatrat i përshtaten çdo lloj nevoje dhe janë të pasura me shumë "thesarë" për t’u zbuluar: paqe e qetësi për familjet, mikpritje nga banorët, bukuritë e Liqenit të Shkodrës, kuzhinë autentike për shijuesit e mirë të ushqimit bio dhe të produkteve tipike, natyrë të paprekur për të apasionuarit pas saj, male të rrëpirta për ata që janë në ndjekje të aventurës. E gjithë kjo e shoqëruar me harenë e vendasve, të cilët e kanë mikpritjen një ligj të shenjtë të pacënuar në vite, Të gjitha këto do ta bëjnë vizitën tuej në këtë rajonë, diçka të paharrueshme dhe do të merrni me vete kujtime që do të ngelin përgjithmon në mendjen tuaj.