Kraja

×

Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in FieldCollectionItemEntity->fetchHostDetails() (line 313 of /home/visitkraja/public_html/sites/all/modules/field_collection/field_collection.entity.inc).

POZITA GJEOGRAFIKE

Kraja gjendet në pjesën jugperëndimore të Liqenit të Shkodrës, nën shpatet e malit të Rumisë, në drejtimin lindje-perëndim. Në lindje fillon nga fshati Skje duke përfunduar në perëndim me Marstjepaj. Një përkufizim i tillë është për kohën e tashme, ndërsa në të kaluarën kjo krahinë ka pasur shtrirje me të gjerë territoriale. Me këtë shtrirje territoriale, sipërfaqja e Krajës është 143.8 km2 me popullsi prej 1881 banorësh (2011), ndërsa në aspektin administrativ është në kuadër të komunës së Tivarit.
 

Sa i përket strukturës kombëtare, popullsia e Krajës është shqiptare. Nga aspekti i strukturës konfesionale dominon konfesioni islam e më pas ai katolik, ndërsa në pjesën perëndimore të Krajës një vendbanim i vogël i përket konfesionit ortodoks, që është dukuri specifike për tërë hapësirën etnogjeografike shqiptare në Mal të Zi. Rumia është mali më i lartë i Krajës me lartësi 1595 m.,pastaj Mali i gjanë 1323m., Lakfica 679 m. Lartësia mbi detare e disa vendbanimeve të Krajës është: Arbneshi 302 m., Ostrosi i madh 279 m., Ostrosi i vogël 240 m., Martiqi 174 m., Ftjani 505 m. Kështenja 245 m., Skjeja 109 m., Boboshti 48 m. Muriqi Nalt 956 m., Muriqi posht 67 m. etj.

 

KLIMA

Moti në zonën Krajes ndikohet nga klima “subtropikale me lageshti”, e butë pa sezon të thatë dhe vera e nxehtë. Temperaturat mesatare të muajve më të ngrohtë janë rreth 22°C (72°F). Temperaturat mesatare të muajve më ftohtë janë nën 18°C (64°F). Shirat janë të pranishme gjatë gjithë vitit por në nivele të ndryshme. MUAJI MË I NGROHTË ËSHTË KORRIKU, ku temperaturat maksimale janë rreth 32℃, zakonisht java e dytë është ajo më e ngrohta. Jeni të kujdesshëm se ndodhë që të ketë edhe reshje shiu. MUAJI MË I FTOHTË ËSHTË JANARI. Në këtë muaj temperaturat mund të arrijnë deri në 0℃ gjatë nates. Javen e pestë ju sugjerojmë që të visheni me rrobat më të ngrohtat. Dhe pergadituni për reshje të shiut dhe të borës.

VEGJETACIONI

Kraja ka një vegjetacion mjaft të pasur, dhe më e rëndësishmja produktet që prodhohen në Krajë janë 100% natyrale. Kushtet klimatike dhe tereni kodrinoro-malor, me pak tokë punuese kane ndikuar që popullësia të ketë kulturë bujqësore kryesore kultivimin e duhanit e jo edhe aq shumë kultivimin e drithrave. Nga pemtaria dallohen në këtë zonë gështenjat të cilat janë të kualitetit të lartë. Plantacionet e kësaj bime mijëvjeçare shtrihën nga Pinçi deri në Skje. Konsiderohet se në Krajë ka mbi 20.000 trungje gështenjash të buta. Poashtu këtu prodhohen ullinjtlë, fiku, shega, hardhia etj.