Kisha e Shen Merise

×

Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in FieldCollectionItemEntity->fetchHostDetails() (line 313 of /home/visitkraja/public_html/sites/all/modules/field_collection/field_collection.entity.inc).

Kisha e Shen Merise

Gërmadhat e Kishës së vjetër Shën Mëria e Krajës paraqesin një monument historik të rëndësishëm për Krajën dhe banorët e saj.Ky tempull i lashtë ka një histori të bujshme, të gjatë dhe mjaft interesante. Kisha e Krajës është ndërtuar në vitin 1001. Ndodhet në Ostros të Madh. Gërmadhat e Kishës Shën Mëria e Krajës paraqesin një monument historik të rëndësishëm për Krajën dhe banorët e saj.  Ndarja e  Kishës së Krishterë, në atë të Lindjes dhe të Perëndimit, u bë në vitin 1054. Në atë kohë, ngjarjet e ndryshme civilizuese u reflektuan edhe në Kuvendin e Shën  Mërisë në Krajë, e cila u ndërtua nga murgu Pjetër në shekullin X, në gërmadhat e Kishës së vjetër. Veçanërisht për Kishën e Shën Mërisë është e lidhur legjenda e princit Gjon Vladimirit (Shën Gjonit). Në vitin 1446 Shën Mëria e Krajës kthehet në arqipeshkvi katolike, ku dhe si arqipeshkëv i parë përmendet Teodozia.Në literaturën historiografike përmendet e dhëna që në Krajë, në një kohë të caktuar, që nga viti 1445, ishte edhe selia e Mitropolisë së Zetës. Kisha Shën Mëria e Krajës ka pasur shumë ngritje dhe rënije deri në shekullin XVII, kur kordat osmane e rrënuan deri në themel dhe e shndërruan në gërmadhë, gjurmët e së cilës ruhen edhe sot.

Pa marrë parasysh faktin që ende nuk ka të dhëna të sakta historike, sepse çdo gjë rreth kësaj është tejet e mangët, gërmadhat e kësaj kishe të vjetër mbi 1000 vjet, janë një monument i rëndësishëm kulturor e historik, e cila u përket në radhë të parë kranjanëve, por edhe të gjithë njerëzve qëllimmirë (katolikëve, myslimanëve dhe ortodoksëve), të cilët çmojnë dhe respektojnë jo vetëm veten, por dhe vlerat shpirtërore dhe materiale edhe të tjerëve.