Kisha e Briskut

×

Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in FieldCollectionItemEntity->fetchHostDetails() (line 313 of /home/visitkraja/public_html/sites/all/modules/field_collection/field_collection.entity.inc).

Kisha e Briskut

Kisha e “Shën Mitrit” e cila ndodhet në fshatin Brisk Poshtë të Shestanit, është një tempull i vogël me një kapacitet që mban brenda rreth 30 persona. Sipas shumë studjuesve mes të cilëve edhe studiuesit At’ Vinçenc Malaj dhe Dom Nikë Ukgjini ky objekt ka qenë famullia e Gjon Buzukut.
Gjon Buzuku është autori i parë i njohur deri më sot i letërsisë shqiptare, shqipëruesi i një libri kishtar, që është quajtur "Meshari" (1555), vepra letrare më e vjetër shqipe e botuar që është ruajtur deri sot. Ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore jo aq larg nga vendi i botimit. Për autorin, nga ishte, ku punoi, mbi ç'baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janë pyetje që ende nuk kanë gjetur një përgjigje të plotë. Ndonjë gjë të paktë që dimë për jetën e autorit, për vështirësinë që hasi, për punën, qëllimin dhe kohën kur e shkroi ose e botoi veprën e vet, e mësojmë vetëm nga parathënia e librit dhe gjuha e tekstit. "u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzuku" Gjon Buzuku ishte një prift katolik i Malësisë së Mbishkodrës, mendohet të ketë qënë nga Kraja.