7 arsye per te vizituar Krajen

×

Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in FieldCollectionItemEntity->fetchHostDetails() (line 313 of /home/visitkraja/public_html/sites/all/modules/field_collection/field_collection.entity.inc).

7 arsye per te vizituar Krajen

Mikpritja

Bukuria e ketij vendi nuk qëndron vetëm në pamjen por edhe në miresinë që njerëzit e kësaj zone bartin në zemren e tyre.

Mikpritja është një zakon që i kalon caqet e traditës, ajo është futur thellë në mendësinë e banorëve. Ajo konsiderohet si një gjë e shenjtë dhe një obligim. Është një testament i vjetër i ruajtur brez pas brezi, që nga koha kur kufiri mes njerëzve, miteve e gojëdhënave është i papërcaktuar. Miku në Krajë respektohet, vlerësohet si dhe nderohet ne mënyrë të veçantë.

Ketu nuk do ndjehesh asnjehere jo i mirëpritur, perkundrazi mikepritja është tipari më i theksuar dhe më i njohur i tyre.Në tregimet e tyre do kuptosh që bujaria,besnikeria dhe trimeria janë virtyte që i kanë shoqeruar ndër vite keta njerëz. Pa dyshim që do të largohesh me përshtypjet më të mira.

Siguria

Kur njeriu vendosë të vizitojë një vend gjëja e pare që i shkon ndërmend është se sa i sigurtë do të jetë udhëtimi i tij. Por në qoftë se vendosni të vizitoni Krajën, këtë pyetje largojeni nga mendja e juaj. Në Krajë siguria e juaj edhe familjes suaj do të jetë maksimale, nuk do të shqetësoheni për asnjë moment nga asnjeri përkundrazi do të ndiheni sikur jeni në shtëpinë tuaj. Në qoft se dikush ju flet në rrugë, mos u habisni: Thjesht ju përshendet edhe ju uron mirësardhjen në Krajë. Mikpritja e banorëve vendas do ju mahnisë. Dhe nëse do të keni nevojë për ndonjë gjë, banorët vendas zemërgjërë janë gati t’u ndihmojnë.

Ajri i paster

Mirëqenia e njeriut është e lidhur ngushtë me natyrën. Mjaftojnë 20 minuta ecje në natyrë që të ndihesh mirë, të përjetosh momente të lumtura, të kesh humor të mirë, përqendrim dhe energji. Dhe në qoftë se je në kerkim të natyrës së paprekur dhe ajrit të paster nuk mund të leni pa vizituar Krajen. 90% e rajonit të Krajes është e gjelbëruar dhe e paprekur nga dora e njeriut. Ajri i paster është karakteristikë dhe dhuratë e çmuar që nëna natyre ia fali këti vendi. Ky ajer i paster është fal natyrës së gjelbër dhe pyjeve të dendura që Kraja ka dhe poashtu nga mungesa e veprimtaresi industriale.

Paqja dhe qetësia

Nuk është shum e vështirë për ta përshkruar natyren e Krajës. Ajo i perngjan mjedisit përrallor që gjejmë në mjaft libra të shkruar për të tilla natyra mbresëlenëse. Padyshim që bukuritë janë të shumta, duke nisur nga gjelbërimi shplodhes, liqeni i kristalt popullor me ishuj të vegjël dhe pamje të mrekullueshme që duket përtej Liqenit të Shkodres. Në ditet e bukura e të ngrohta të pranverës dhe verës qetësia e perditshme prishet nga cicerimat e zogjeve, zhurmat e gjinkallave, gjethet e pemëve që ledhatohen nga era e lehtë. I humbur në këtë qetësi vizitoret do të marrin me vete përjetime që do mbesin gjatë në kujtimet e tyre.

Wild life

Pasuria dhe bukuria e fshatrave të Krajës dhe pyjeve shpesh ju kanë dhënë mundësi vizitorëve të gjejnë krijesa dhe kafshë që rallë të qëllon t’i hasësh. Po të ecësh mes kurorave të dendura të pyjëve, në bjeshkët e larta të Krajes do keshë mundësin të shohësh lloje të ndryshme të kafshëve të egra dhe shpezeve, shumica e të cilave janë karakteristike për këtë krahinë. Kështu pyjet e gjëra të ahut, pishës dhe dushkut u japin strehë ujkut, dhelpres, çakallit kurse në pyjet e larta gjejnë strofkën ariu i murmë, ujku, një llojë e macës së egër dhe derri i egër. Zona e e Krajës ëeshtë e populluar nga disa lloje zogjësh. Në to përmenden lloje shtegtarësh dhe jo shtegtarësh.

Edhe fauna e Liqenit të Shkodrës është e shumëllojshme dhe e pasur me 48 lloje peshiqsh e 271 lloje shpendësh. Një perlë e kësaj pasurie është padyshim pelikani, zogu më i madh në Europë.

Sa i'u perket atyre qe vizitojne Krajen ka siguri te plote qe keto kafshë nuk do t'i sulmojnë njerëzit ndërsa për ata që duan t'i shohin kafshet dhe shpezet e egër edhe Kraja mund të jetë një zgjedhje e duhur!

Ushqimi tradicional

Udhetimet janë një pjesë e pandarë e jetës sonë dhe e mira më e madhe është se ato të ofrojne mundesinë të njihesh me kultura të reja. Historia, pastertia, kultura dhe arkitektura janë ato çka e bejnë një vend tërheqës për të gjithë,por në veçanti do të dallonte kuzhina tradicionale. Si nje vlere më vete e çdo vendi, kuzhina tradicionale është mbretëresha e gjithë pasurive që një vend të ofron. Kraja të ofron një kuzhinë që lehtesisht të ben të dashurohesh me të. Dhe për të lenë një shije sa më të mirë, si në stomak po ashtu edhe në mendje, le të njihemi me kuzhinen Kranjane.

Ushqimet tradicionale të Krajes:

Kuzhina e zonës së Krajes është një kuzhine tipike e zonave malore por njëkohesisht njihet edhe me gatimet e peshkut të Liqenit te Shkodres. Në kuzhinen kranjane përdoren prodhime të freskëta blegtorale të kopeve që rriten nëper malet buzë liqenit, me barin e fresket dhe eren e liqenit. Cilido qoftë oreksi juaj, Kraja premton që t’jua mbushe stomakun dhe t’ju lerë jashtëzakonisht të kënaqur ne gastronomi! Por Kraja është gjithashtu një nga zonat ku ofrohet ushqim 100% BIO dhe shumëllojshmeri zgjedhjeje.

Disa nga pjatat karakteristike te kuzhines se Krajes jane:
 

TAVA E KRAPIT

Ushqimi i banoreve qe jetojne ne brigjet e liqenit, perbehet kryesisht nga peshku. Prandaj do flasim mbi nje pjate tradicionale tipike te Krajes qe eshte Tava e Krapit. Tava e Krapit per kranjanet eshte nje lloj mburrje pasi vete Krapi eshte nder peshqit e veçante qe kultivohet ne Liqenin e Shkodres. Eshte e pranuar nderkombetarisht qe Krapi i rritur ne brigjet e Liqenit te Shkodres mbi te cilat shtrihet Kraja eshte Krapi me i shijeshmi ne Ballkan, pasi kjo eshte e vetmja zone e Liqenit e cila eshte shkembore. Ne gostitë e ndryshme familjare, në Kraje, tryeza nuk ishte e plotë në rast se nuk kishte të servirur Tavën e Krapit.

GJUMCAT

Banoret e Krajes poashtu njihen ne rajon per tharjen dhe gatimin me plote dashuri te gjumcave. Prandaj edhe gjumcat jane nje pjate qe sduhet ta humbisni.

Ne mengjeset e ftohta dhe te mbuluara nga bora, kranjanet tradicionalisht gjumcat i shoqeronin edhe me nje specialitet qe e quanin “TERHAN”. Jua sugjerojme ta kerkoni tek cdo restorant apo tek cdo kush qe mund te ju shtroje nje tavoline dhe te ju jape nje mikpritje te ngrohte sic e kemi zakon. Nese interesoheni per perberjen e keti ushqimi, pa ngurrim pyesni kuzhinieret, do te jua shpjegojne me kenaqesi. Kuzhina Kranjane ofron edhe shume gatime tjera te shijeshme dhe te cilesise se larte me peshk dhe mish. Disa nga alternativat jane: Shijimi i çorbes se peshkut, gatimeve te ndryshme me peshk te ndryshem qe jane tipik te Liqenit te Shkodres, Krapit te skuqur etj. Pjate e vecante eshte edhe mishi i viçit ose i lepurit i gatuar ne menyra nga me te ndryshmet, qe mund ti gjeni ne cdo restorant. Afersia me Liqenin dhe cilesia e larte e kullotave i japin mishit nje shije te pakrahasueshme. Nese jeni te apasionuar pas ushqimeve me shpend, ju ofrojme dy pjata qe jane kryesore per zonen tone. Keto jane specialitete me “Baluke” ose me “Shepka”. Si ushqim pothuajse i perditshem per Kranjanet, por edhe qe mund ta kerkoni ne cdo restorant jane PETULLAT dhe BYREK te ndryshem, ku ne vecanti mund te permendim BYREKUN ME KOKE qe behet me mishin e kokes. Jane ushqime brumi, per shpjegime me specifike ju lutem pyesni Kuzhinieret. Nese keni deshire qe keto ushqime ti shoqeroni me buke, ne Kraje mund te kerkoni dy lloj buke: BUKA E KOLLOMOQIT DHE BUKA GRURIT te gatuar ne menyre tradicionale qe shume kohe me pare nga kranjanet. Mos I humbisni! Nga embelsirat tipike Kranjane mund te permendim :KAMKUQJA, HALLMA, SILIPRINÇI, GESHTENJA TE ZIERA dhe Embelsira te ndryshme me Geshtenja.

 

Kultura

Festat nuk janë shum të shpeshta në Krajë. Ditë të shenuara kemi festat: "Në fillim të veres" ; "Dita e gështenjave" ; "Dita e Rumisë".Me rastin e ketyre festave banorët ofrojnë ushqimet tradicionale për të gjithë ata që vijnë të vizitojnë Krajen në keto ditë. Nuk mungojnë vallet tipike kranjane nën ritmin e këngëve të bukura nga këngetarët e Krajes dhe ato të ftuar nga trevat e ndryshme shqipetare. Edhe dasmat jane gjithashtu një nder karakteristikat e këtij vendi të cilat i kanë rezistuar kohes duke ruajtur pak a shume frymen tradicionle.

Veshja popullore

Një nga aspektet e rëndësishme të mënyrës së jetesës janë veshjet popullore të cilat me larminë dhe variantet e tyre pasurojnë trashëgiminë kulturore të vendit. Kjo është simbolikë e veçantë që dallohet me tiparet e veçanta. Në Krajë bie fjala janë dalluese veshja e Anës së Sipërme dhe e Anës së Poshtme. Emblemë e të pares s'ka dyshim se është veshja e Shestani, veshja e grave. Karakteristikë, në të dy anët është, edhe pse Kraja është zone e thatë, pa ujë të gjallë, veshja e gruas kranjane është e bardhë, karakteristike për gjithë zonën me përjashtim që veshjet e nuseve janë të dekoruara me ngjyra të theksuara të ndritura.

Edhe kranjanet sipas moshës dhe kategorisë shoqërore krijuan veshjen e tyre me karakteristikat dhe tiparet e saja. Të gjitha veshjet e femrës krajane kanë krijuar një pasuri veshjesh. Ashtu si të gjithë shqiptarët, edhe veshja e grave Krajës zë një vend të posaçëm në trashëgiminë tonë të begatë. Këtë begati në Krajë, në Anën e Poshtme të kësaj krahine shqiptare e populluar kryesisht me shqiptarë të besimit islam, gratë e kanë ruajtur me fanatizëm. Me kohë u krijua këtu veshja popullore, e cila në këto anë është ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi nga gratë. Në Krajë veshja e gruas ka tri tipare të saj. Veshja e vajzave, veshja e nuseve dhe veshja e grave të moshuar, plakave.

I gjithë ky bagazh etnografik veshjes së grave në Anën e poshtme të Krajës është punuar në tezjeh (vekë). Karakteristikë e kësaj veshje në të tri moshat është se mbizotëron veshja e bardhë e trashëguar nga Iliria e lashtë, nga fisi ilir Labeat që ka populluar basenin e liqenit të Shkodrës. Duket qartë se pasardhësit e këtij fisi të lashtë ilir janë edhe kranjanët. Këtë e dëshmojnë në Krajë, jo vetëm veshja e bardhë edhe në morte, por edhe simboli i gjarprit i skalitur në gurët e shtëpive në disa vendbanime të Krajës, si në Anën e Sipërme ashtu edhe në Anën e poshtme. Ora e shtëpisë (gjarpri), ngjyra e bardhë e veshjes, mënyra e mbulimit të kokës me shami, si dhe shumë karakteristika tjera janë dëshmi e pamohueshme së kjo trevë është iliro–shqiptare.